Mbrojtje për qytetarët e Maqedonisë që punojnë në Itali
Ndihmë gjatë realizimit të të drejtave në fushën e shërbimit social, pensional dhe shëndetësor, por edhe mbrojtje nga keqpërdorimi i të drejtave të punëtorëve të shtetasve të Maqedonisë të cilët punojnë në Itali, por edhe të shtetasve italianë në Maqedoni, ndërsa qëllimi i përfaqësisë së njërës nga organizatat më të mëdha sindikale në Itali – Unione Italiani nel Mondo (UIM), e cila së shpejti do të hapet në Maqedoni. Sipas të dhënave të kësaj sindikate, rreth 100 mijë shtetas të Maqedonisë punojnë në Itali.
Mario Kastelengo, kryetar ndërkombëtar i UIM, respektivisht të 32 përfaqësive të saj në botë, i cili sot së bashku me Xhovani Firera nga përfaqësia në Tiranë, kishte takim me drejtorin e Agjencisë për punësim në RM, Vllatko Popovski, theksoi se kjo shoqatë ka filluar me punë para se gjithash për mbrojtje të interesave të punëtorëve italianë, por, siç tha për shkak të numrit të madh të punëtorëve të huaj në Itali, më tej i kanë zgjeruar ingerencat dhe kanë filluar të ofrojnë mbrojtje edhe të atyre punëtorëve.
“Në mënyrë të veçantë jemi të angazhuar në rastet e keqpëdorimit të tregut të punës dhe mbrojtjes së keqpërdorimit të këtillë për shkak se shumë punëtorë të huaj, si dhe në vende tjera të botës ashtu edhe në Itali janë të nënshtruar në keqpërdorime të këtilla, ndërsa Maqedonia ka numër të madh të punëtorëve që punojnë në Itali”, tha Kastelano pas takimit. Drejtori i APRM Popovski theksoi se në këtë mënyrë do t’u jepen drejtime punëtorëve, si të mbrohen në proceset punëtore dhe të mund të realizohen të gjitha të drejtat të cilat i kanë edhe qytetarët e Italisë.