Mbyllet fabrika për prodhimin e kanabisit në Strugë

Më datën 15.07.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në koordinim me Komisionin për plotësimin e kushteve për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe për leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe në aksion të përbashkët me nëpunës policorë të SPB Ohër-NJPB Strugë, në bazë të urdhërit paraprakisht të siguruar për kryerjen e bastisjes nga Gjykatës në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Strugë, është kryer bastisje dhe kontrollë në subjekt juridik në f. Dërsllaicë, komuna Strugë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se video-mbikçyrja e instaluar nuk e ka mbuluar tërë objektin dhe subjekti juridik nuk është i mbrojtur (i rrethuar sipas rregullave, ka dëmtime në më shumë vende të gardhit të telit mbrojtës në të cilën janë konstatuar vrima me mundësi për hyrje dhe dalje nga subjekti juridik. Poashtu janë gjetur 3442 bimë të kanabisit të cilat janë kultivuar në kushte të jashtme, pa mbrojtje adekuate atmosferike, që është në kundërshtim me kushtet dhe rregullat e Ligjit për kontrollë të drogave narkotike, kurse subjekti juridik ka paraqitur se ka të mbjellura 4304 bimë. Gjatë kontrollit të kryer janë gjetur edhe 1007 bimë të kanabisit dhe fidane me bimë të kanabisit të cilat kanë qenë të mbjellura në parcelë të jashtme, për të cilën subjekti juridik ka poseduar leje për zgjerim por jo edhe për mbjelljen e bimëve të kanabisit. Janë konstatuar edhe një numër i madh i parregullësive në lidhje me informimin për kuadrin, hapësirat dhe mënyrën e punës të subjektit juridik, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kontrollë të drogave.

Nga inspektimi dhe kontrolli në subjektin juridik është konstatuar se ka tepricë të bimëve të kanabisit të paevidentuara, që gjithsesi është në kundërshtim me Ligjin për kontrollë të drogave narkotike.
Poashtu është konstatuar se subjekti juridik në më shumë segmente të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në kundërshtim me rregullat. Nga ana e Komisionit është përpiluar procesverbal për bastisje dhe është informuar Prokurori Publik nga PTHP Strugë, me udhëzime të të cilit të gjitha sendet janë sekuestruar. Nga ana e SPB Ohër- deri te PTHP Strugë do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 95-v të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe të nenit 215 të KP-së.StrugaLajm

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë nëse për këto bimë do të lejohej që të prodhojnë lule, do të kishte rreth 2,5 tonë kanabis të cilat në tregun e zi do të sillnin dobi materiale të kundërligjshme në vlerë prej rreth pesë milionë eurove.
Dy ditë radhazi, MPB-ja në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të përbashkëta për parandalimin e tregtisë së palejuar me drogë, kurse kontrollet e këtilla do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...