Mbytet peshkatari në liqen

 

Një 57 vjeçar nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen.

Familjarët janë alarmuar pasi varka e tij është parë në liqen bosh, e kanë njoftuar policinë, pasi dyshohet se mund të jetë mbytur.

Pritet mbërritja e polumbarëve për të kërkuar për trupin e 57 vjeçarit, shkruan Top Channel.StrugaLajm

Mësohet se personi i zhdukur është Gezim Seitllari, me të cilin familjarët e tij kanë humbur kontaktet që më 31 dhjetor, ora 05 e mëngjesit, kur 57 vjeçari kishte dalë për të peshkuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...