Me 15 korrik a do të jetë edhe ujku i kënaqur dhe të gjitha delet në numër?

Hamdi Nuhiju

15 korriku i vitit 2020 po afrohet. Zgjedhjet kanë trokitur në derën e secilit shqiptar dhe banor të Maqedonisë së Veriut. Skena politike ka filluar që të nxehet. Opsionet e partive politike shqiptare dhe maqedonase janë bërë aq të ngjashme, saqë është bërë e vështirë të dallohet se kush-çka po ofron. Fjalimet e njëjta, retorika cunguese. Më shumë po shohim ngacmime politike tek spektri politik maqedonas sesa te spektri politik shqiptar. Siç duket propaganda e zezë maqedonase për maqedonasit me shkronja në gjuhën shqipe ka marr hovin për sa më shumë kulaç votash me 15 korrik.

Kampanja po rrjedh në mënyrë normale sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sikur të gjitha gjërat janë dhe kanë qenë në vendin e duhur. Në mënyrë të thjeshtë dhe normale po kalojnë lajme të ndryshme bombastike nga sfera e Prokurorisë dhe Gjyqësisë. Askush nuk po brengoset se pse në pikun e kampanjës zgjedhore Gjyqësia ka vendosur që të pastroj si lavatrice të kaluarën dhe të tashmen e politikanëve të ndotur. Një marrëveshje e heshtur në këto momente po nxirret në pah nga gjurmuesi i kujdesshëm.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vetëm një opsion i cili ata përgjithmonë do t`i nxjerr nga rreziqet dhe balta. Ai është orientimi i sinqertë për ndryshim dhe integrim në të gjitha strukturat euro-atlantike. Çdo makijazh në formën e kryeministrit dhe zëvendës kryeministrit shqiptar vetëm se do të shpërtheje të bëmat dhe të pa bëmat e politikanëve tanë nga e kaluara dhe e tashmja.StrugaLajm

Të ardhmen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut fatkeqësisht e kanë nesër. Nuk e kanë të programuar për dekada dhe shekuj. Kjo mënyrë e kohezionit midis të nesërmes dhe të kaluarës është krijuar qëllimshëm nga politikan dhe struktura partiake të kapura prej bishti. Gjithçka të jap, ta jap edhe kombin shqiptar, vetëm ma jep ose ma mundëso kryeministrin shqiptar. Jemi edhe nuk jemi me mërgatën shqiptare. Në këtë mënyrë u soll partia politike e cila taktizoi deri në momentin e fundit. Ra perdja. Heshtje në kampin maqedonas. Njëzëri thanë: e zbuluam “Sinan Hasanin” e ri të Republikës.

Me 15 korrik të vitit 2020 pritet që të ndodh një evolucion demokratik. Shqiptarët zaten kanë nevojë për evolucion. Revolucionet gjithmonë kanë qenë të dëmshme, pasi që janë lehtë të manipulueshme nga tregtarët e votave.StrugaLajm

“Sinan Hasani” pritet të vazhdoj histerinë. E dimë se “Vera ka dera vjen” por jo edhe hutimi. “Tash është koha” t`i themi jo mashtrimit të shqiptarëve. Nuk është mirë që të trajtohemi sikur dele, edhe pse në krye të dhomës e kemi vendosur me ose pa të drejt një ujk.

Edhe nëse nuk e dini, do të krijoni rrëfimin e punëtorit shqiptar para liberalizimit të vizave dhe pas liberalizimit të vizave. Në këtë mënyrë shikoni edhe votuesin shqiptar. Para liberalizimit të vizave, mjeshtrit dhe punëdhënësit duke parë mjerimin dhe pa perspektivën e shqiptarëve u munduan që t`ia pinë edhe atë pikë gjaku që i pat mbetur. Tani, i kanë rënë në gjunjëza dhe po i lusin.

Politikan, “Tash është koha” që t`i bini në gjunjëza votuesit shqiptar dhe t`i premtoni se asnjëherë nuk do ta tradhtoni. Përndryshe, pas 15 korrikut e andej, do të ngeleni pa votues, pa tatimpagues, pa aktivist, pa njerëz. Do të shndërroheni në ZOMBIE.


Loading...
loading...