Me aeroplan special nga Zvicra për ta vuajtur dënimin në Kosovë

S. F. është ekstraduar dje nga Zvicra në Kosovë, ku do ta vuajë dënimin prej gjashtë vjet e gjysmë burgim pasi është shpallur fajtor për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

S. F. dje është sjellë në Prishtinë me aeroplan të Forcave Ajrore të Zvicrës. KALLXO.com mëson se aeroplanët civilë kishin refuzuar bartjen e tij. Shpenzimet e transportit i kishte marrë përsipër shteti zviceran. Sipas aktakuzës, S. F., B. V. dhe Xh. R. akuzoheshin se në maj të viti 2012, në hyrje të fshatit Fortesë (Bellacerkë), komuna e Rahovecit, në parkingun e objektit «Salloni Dasmave» së bashku me A. Z., i cili në atë kohë gjendej në arrati, kishin siguruar narkotikë të llojit marihuanë në 331 paketime në qese të plastikës në peshë të përgjithshme prej 352 kilogramë me qëllim që të njëjtën ta transportojnë dhe shpërndajnë dhe ta shesin në Itali e pastaj në Zvicër. I ekstraduari S. F. është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 6 vjet e 6 muaj burgim.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...