Me BDI-në apo me Opozitën:Ziadin Sela në takim te Albin Kurti?
Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kreu aktual i Kuvendit të kësaj partie, Ziadin Sela ka realizuar ditë më parë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca, përcjell KlanM.
Takimi Sela-Kurti-Konjufca ka ardhur si ide në takimin e relizuar javën e kaluar mes Kurtit dhe krerëve të partive opozitare shqiptare Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, ku ka marrë pjesë edhe kreu aktual i ASH-së, Arben Taravari.
Siç mëson KlanM, në qendër të takimit mes Ziadin Selës me Kurtin dhe Konjufcën ka qenë mundësia e zgjerimit të koalicionit opozitar LEN edhe me Aleancën për Shqiptarët. Duke marrë parasysh se Sela është kryetar kuvendi dhe themelues i kësaj partie, Kurti dhe Konjufca e kanë parë të arsyeshme që të dëgjojnë edhe mendimin e Selës, i cili siç dihet, heziton të bashkëpunojë me opozitën shqiptare.
Edhe në takimin me Kurtin, sipas burimeve të KlanM, Sela ka shprehur qëndrimet e tij dhe arsyetimet se pse ASH nuk duhet të koalicionojë me treshen Kasami, Gashi dhe Mexhiti. Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, pasi Kurti dhe Konjufca nuk kanë arritur ta bindin Selën për të pranuar koalicionimin me LEN, për dallim nga Taravari, i cili duket se është i gatshëm ta pranojë ofertën e opozitës shqiptare dhe VV-së, në një front kundër BDI-së.
Takimin mes Selës dhe Kurtit e ka konfirmuar edhe Sekretari iASH-së, Krenar Lloga, por pa dhënë detaje të shumta rreth rezultateve të takimit.