Më fal mbesa ime, që ende s’të kam përqafuar’ Feta Alimi nga qelia me mesazh

I burgosur për ngjarjet e 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, për shumicën pa të drejtë, Abdulfeta Alimi po vuan prej më shumë se dy vitesh në qelitë e Burgut të Idrizovës. Shpesh shkruan përmes rrjetit social facebook për ndodhitë aktuale apo për ndonjë ngjarje a kujtim të tijin personal.

Sot ka shkruar për mbesën e tij, Tara, e cila ka ditëlindjen e parë, por që ende nuk e ka takuar gjyshin e saj, Fetain. Alimi i kërkon falje mbesës së tij, për siç thotë ai, këtë ndarje pa të drejtë, përcjell in7.


StrugaLajm

“Urime një vjetorin mbesa ime Tara! Të kërkoj falje Tara ime se ende s’të kam përqafuar ashtu siç ka nevojë mbesa për përqafimin e ‘babës plak’ e as erën s’munda të ta shijoj, por nuk është faji im Tara. Një ditë nëse Zoti më jep shëndet do të t’i tregoj të gjitha se kush ishte fajtori për këtë ndarje. E atëherë do të më falësh mua, por s’do t’ua falësh atyre kurrë! Je mrekullia e Babës Plak e të dua pafundësisht. Gëzuar bija ime Tara. Të uron Baba Plak nga Burgu i Idrizovës”, ka shkruar Feta Alimi.StrugaLajm

Feta Alimi është personi që në ngjarjet e 27 Prillit ia shpëtoi jetën kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit, shpesh e ka përmendur se “ja ka borxh jetën Feta Alimit”, ndërsa burgosjen e tij e ka cilësuar si rast të montuar politik, si burgosje të qëllimshme si presion politik ndaj tij dhe subjektit që ai e drejton./

In : Aktuale

Loading...
loading...