Me gomar dhe Golf “dysh” / Arben Fetai nga Aleanca ironizon Bujar Osmanin dhe Kreshnik Bekteshi

Deklaratat e një dite më parë të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim rreth Kodrës së Diellit, kanë ngjallur jo pak reagime në rrjet. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani deklaroi se për Tetovën dhe Kodrën e Diellit ka folur edhe në takimet që i ka pasur në Abu Dabi, ndërsa Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, deklaroi se Kodrën e Diellit do ta lidhin me Brezovicën, përcjell in7.

Këto deklarata të Osmanit dhe Bekteshit i ka ironizuar përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai. Për deklaratën e Bekteshit, Fetai ka përdorur një fotografi me gomar, duke ironizuar lidhjen mes dy qendrave të skijimit, përmes udhëtimit me gomar.

Ndërkaq, sa i përket deklaratave të Bujar Osmanit, Arben Fetai ka ironizuar përmes një fotografie të veturës “legjendare” tek shqiptarët, Golf 2.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...