Me ikjen e mërgimtarëve gjithçka zbehet dhe sikur vdesë në Maqedoninë e Veriut

Muhamer Pajaziti

Kur vijnë mërgimtarët fillon jeta në Maqedoninë e Veriut. Qytetet e zbrazura dhe të heshtura ngjallen për një kohë të shkurtër. Gëzohen nëna, babai dhe e gjithë familja, gëzohen edhe tregtarët dhe të gjithë sipërmarrësit… Me mërgimtarët fillojnë dasmat dhe ahengjet, muzika dhe daullet I bashkojnë familjet, miqtë dhe dashamirët.
Falë mërgimtarëve në muajtë e verës dhe të dimrit, Maqedonia e Veriut duket sikur një vend turistik, kafenetë, restorantet, sheshet dhe shetitoret përplotë me njerëz.
Vetura të bukura, veshje me stil dhe të rinjë e të reja që dalin shpeshherë edhe për të njoftuar shoqëri të re.
Miliona euro shpenzohen gjatë këtyre dy muajve nga mërmigtarët heronjë, të cilët me paratë e tyre mund të shkojnë edhe në vendet më të bukura bregdetare, por jo, zgjedhin vendlindjen e tyre.
Për vendlindjen e farefisin akoma ëndërrojnë e kanë respektë, kjo është një vlerë që nuk mund të mohohet. Shpresojmë kjo traditë të vazhdojë edhe nga gjeneratat e reja.
E keqja është shteti dhe politikanët e korruptuar vjedhin paratë e tyre që i marrin përmes taksave dhe nuk investojnë për të përmirësuar dhe rritur standardin e jetesës në këto anë.
Asnjë trajtim për mërgimtarët të cilët vijnë e mbajnë gjallë ekonominë e vendit.
Me ikjen e tyre, gjithcka zbehet dhe sikur vdesë.
Qetësi absolute dhe u kundërta e saj që u përmend më lartë. Mbesin të moshuarit me zemra të thyera, me mendje dhe shpirt tek fëmijët e tyre, me shpresën se do ti shohin së shpejti gjatë pushimit dimorë apo pranveror.
Faliminderit mërgimtarë që po e mbani gjallë këtë vend që e udhëheqin ca horra dhe batakçinjë.(INA)StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...