Me Llogaridhënie dhe Program Aleanca për Shqiptarët sot Vizitoi Dollogozhdarët
Ziadin Sela sot qëndroi në Dollogozhdë, me ç’rast vizitoi derë më derë banorët e këtij fshati.
I shoqëruar nga bartësi i listës për këshilltar, Imer Imer, shefi i shtabit për Strugën , Garip Kaba si dhe kandidati për këshilltar nga Dollogozhda z. Kaim Dauti , lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela shpërndau llogaridhënie për mandatin e kaluar dhe programin politik për mandatin e ardhshëm. Asfaltime të rrugëve lokale apo mirëmbajtja dhe sanimi i rrugëve të fshatit ishin vetëm disa nga premtimet që Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë t’I kryejë në Dollogozhdë, pa harruar përfundimin e projektit për kanalizimin primar dhe sekondar.
Pas takimit me dhjetëra banorët nga ky fshat , Ziadin Sela premtoi se një ndër tubimet më të mëdha do të zhvillohet në Dollogozhdë.
Me dije dhe me guxim
#ASH9