Më pakë turistë në mars

Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se numri i turistëve në maj ka qenë 43.033 dhe shënon ulje për 3,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara, ulje ka edhe te numri i bujtjeve për 3,2 për qind të cilat në këtë periudhë kanë qenë 91.532.

Numri i turistëve vendas në krahasim me marsin e vitit të kaluar është ulur për 4,3 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 3,1 për qind. Bujtjet e turistëve vendas janë ulur për 11,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 3,2 për qind.StrugaLajm

Në periudhën janar-mars është vërejtur rritje e numrit të turistëve për 6,9 për qind edhe atë te turistët vendas për 6,8 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 6,9 për qind. Në këtë periudhë ka rritje edhe te numri i bujtjeve për 5,6 për qind edhe atë te turistët e huaj për 11,3 për qind, ndërsa tek turistët vendas ka ulje për 1,8 për qind.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...