Me pasaportën e Maqedonisë pa viza në 112 shtete

Në rang-listën për pasaporta, sipas numrit të shteteve në të cilat mundet të udhëtohet pa viza, Maqedonia gjendjen në vendin e 46, me çka shtetasit e maqedonisë mundet lirisht të udhëtojnë në 112 shtete, transmeton Zhurnal.

Sipas “Henley Passport Index” për vitin 2018, e para në listë është Gjermania, ku pa viza munden të udhëtojnë në 177 shtete. Në vend të dytë është Singapuri 176 kurse në vendin e tretë është Danimarka ku udhëtojnë në 175 shtete.

Amerikanët pa viza udhëtojnë në 173 vende, që renditen në vendin e pestë.StrugaLajm

Më së keqi është ranguar pasaporta e Avganistanit, ku shtetasti munden të udhëtojnë vetëm në 24 vende, kurse para tyre në vendin e 103 është Iraku me 27 vende, kurse në vendin e 102 është Siria me 28 vende të udhëtimit pa viza.StrugaLajm

Nga shtetet e regjionit më së miri e ranguar është Greqia e cila është në vendin e shtatë me 171 shtete, Slovenia me 167 shtete, Bullgaria është në pozicionin e 20 me 156 shtete, Krocia në vendin e 21 me 155 shtete, Serbia në vendin e 41 me 119 shtete, Mali i Zi në vendin e 48 me 110 shtete, Boshnje dhe Hercegovina në vendin e 51 me 105 shtete, Shqipëria në vendin e 52 me 100 shtete, Kosova në vendin e 96 me mundësi udhëtimi pa vizaa vetëm në 38 shtete.

In : Aktuale

Loading...
loading...