Me shqiptarët qëndrestar të Gorencës (Debërcës)

Dikur prezenca e shqiptarëve në krahinën e Debërcës që sot është një nga Komunat rurale me territor gati sa komuna fqinje e Strugës ka qënë shumë me madhe se sot .Dikur shqiptarët ishin më të shumtë në numër por politikat diskriminuese të ndjekura në këtë hapësirë sidomos pas vitit 1912 kanë bërë të veten.Sot prezenca e shqiptarëve në këtë Komunë është reduktuar vetëm në fshatin Gorenc si dhe i disa familjeve në fshatin Trebenisht ndërkohë pas maskrës së tretë të Pesocanit e ndodhur në vitin 1920 fshati ky shqiptar , Pesocani pastrohet nga shqiptarët ndërsa banorët që i mbijetuan këtij pastrimi etnik u shpërngulën në vendbanime të tjera. Historianët shqiptar përvec se emërtimin e kësaj krahine e lidhin me Dibrën potencojnë se deri në vitin 1912 kjo hapësirë është qeverisur nga familjet e njohura të Dibrës të cilat në masë të madhe kanë patur në pronësi prona të shumta histori e cila ndryshon pas vitit 1912 kur përvec se shqiptarët nga kjo tervë detyrohen të shpërngulen ato në masë të madhe edhe shpronësohen.Debërca sot është një nga Komunat që numëron rreth 5 mijë e 500 banor në pjesën dërrmuese maqedonas.
Gorenca
Me ndarjen e re teritoriale i vetmi fshat i banuar me shqiptar që i takoj komunës së Debërcës është fshati Gorenc. Ky fshat ndodhet 10 km larg qytetit të Ohrit dhe po aq qytetit të Strugës. Përball këtij fshati ndodhet aeroporti i cili padrejtësisht quhet aeroporti i Ohrit. Në këtë fshat jetojnë shqiptar dhe maqedonas, të cilët asnjëherë nuk kanë pasur probleme ndëretnike. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002 , fshati ka numëruar gjithësej 316 banorë nga të cilët diku gjysma e këtij numri janë shqiptar.Fluturim Bajrami banor i këtij fshati përndryshe i punësuar në shkollën ‘’Vllazërim Bashkim’’ në Ohër tregon se fshati dikur ka numëruar mbi 100 shtëpi shqiptare kurse tani mezi i gjen 30 shtëpi. Shkaktari kryesor i rënies së numrit është emigrimi i mbrendshëm fshat-qytet dhe i jashtëm larg kufijve të shtetit. Fëmijët e këtij fshati, arsimin fillor deri në pesëvjecaren e ndjekin në fshat në paralele të kombinuara më pas nga klasa e VI-IX e ndjekin në Ohër në Sh.F’’ Vëllazërim Bashkim”. Më pas shkollimin e mesëm e vazhdojnë kryesisht në Strugë. Në fshat ka edhe xhami të re ku fshatarët kryejnë obligimet e tyre fetare. ‘’Fshati ka 90% infrastrukturë të rregulluar,rrugë, ndriçim uj për pije dhe së fundmi në përfundim të sipërm është kanalizimi. Problemi kryesor në fshat është papunësia. Të papunët kryesishtë merren me blegtori dhe bujqësi.Edhe pse aeroporti ndodhet shumë afër në të e gjenë të punësuar vetëm një shqiptar nga ky fshat. Po ashtu, në ktë drejtim edhe komuna e Debërcës i ka anashkaluar. Në administratën dhe ndërmarrjet komunale të komunës së Debërcës nuk e gjen asnjë shqiptar të punësuar’’thekson Bajrami.Ndërkohë banorët ekontaktuar nga gazeta KOHA të thonë se janë bër përpjekje të vazhdueshme në funksion të nxitjes së punësimit por zëri I tyre ka hasur në vesh të shurdhër. Gorenca nisur nga pozita gjeografike shumë afër Strugës dhe Ohrit por edhe liqenit padyshim është një vend i përshtatshëm për të jetuar por edhe për investime sepse vetëm tre kilometra larg ka zonën e lirë ekonomike të Strugës. Shtëpitë janë të ndërtuara në distancë nga njëra tjetra gjë që banorëve u ofrohet si pamje në njërin krah liqeni ndërsa në tjetërin e gjithë fushgropa e Strugës.

Maskra që nuk harrohet
Pesocani është fshati që ka provuar pastrimin etnik më të egër të ndodhur ndaj shqiptarëve nga pushtuesit serb,masakra këto që e pastruan këtë lokalitet nga elementi shqiptar.Sot ky fshat është i banuar vetëm me maqedonas dhe për të provuar ndryshimin që ka ndodhur para afërsisht 100 vjetësh në këtë lokalitete është vendosur një kryq i madh për të treguar se misioni është kryer me sukses.Ndërsa, të gjithë banorët shqiptar që i mbijetuan tre masakrave të Pesocanit tashmë jetojnë që të gjithë të shpërnadarë në fshatrat dhe qytetin e Strugës.Fshati Pesoçan i banuar kryekëput me shqiptarë deri në nëntor të vitit 1920 shtrihet në rajonin e Debërcës, në anën e majtë të rrugës magjistrale Ohër – Kërçovë, 23 km larg qytetit të Strugës, si dhe pranë rrjedhës së epërme të lumit Sateskë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...