Më shumë shqiptarë se sa maqedonas në kombëtaren e futbollit. Ç’menden Gençov e Shehtanski… (Foto)

Përherë të parë në historinë e kombëtares së Maqedonisë kanë luajtur më shumë shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera se sa lojtar maqedonas.

Kjo ka ndodhur në lojën e kombëtares me Lihtenshtajnin ku loja ka mbaruar me rezultat 4 me 1, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përderisa në Zvicër, ku njëjtë në kombëtares e saj luajn më shumë shqiptarë kjo si shihet si pasuri e diversitet, në Maqedoni ka ngjallur reagime të shumta.

Në rrjetet sociale kanë pasur sharje dhe ofendime të shumta për lojtarët shqiptarë të cilët e kanë forcuar kombëtaren me profesionalitetin e tyre.

Reagime ka pasur edhe nga analistë dhe politikanë nacionalistë maqedonas, të cilët këtë ngjarje e cilësuan si turp.

Analisti Aleksandar Gencov, i cili njihet për qëndrimet e tij kontraverse kur bëhet fjalë për raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve doli me reagim, duke theksuar se për herë të parë në histori kombëtarja ka më shumë lojtar jo maqedonas.StrugaLajm

“ 6 shpirtra himnin nuk e këndojnë. Luan ekipi kombëtar. Turpërohu Maqedoni…turpërohu nga vetja“, shkropi Gencov.

Në rrjetet sociale me një qëndrim lidhur me këtë ndeshje doli edhe Vanco Aleksandar Shehtansi.

„Para 25 viteve kombëtarja maqedonase e luajti ndeshjen e parë. Atëherë në ekipin e parë ishin 10 maqedonas dhe një vlleh, kurse në të njëjtën ditë sot më 2018 në ekipin e parë janë 5 maqedonas, 5 shqiptarë dhe një turk. Kjo është treguesi më i mirë se fotografia etnike tani më nuk është e njëjtë, ky është realiteti. Atëherë himnin e kanë kënguar, kurse sot gjysma heshtin”, thekesohet në reagimin  e tij.

Shumica e maqedonasve kanë reaguar për faktin se lojtarët Musliu, Bejtullai, Alioski, Bardhi dhe Hasani nuk e kanë kënduar himnin maqedonas. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...