Aktuale
Mediat greke: Arrihet përparim në Ohër, por të hapura mbesin çështjet më të vështira
Media greke në shkrimet e tyre në fokus kanë takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër.
Mes tjerash theksohet deklarata e Ministrit të Jashtëm grek se ka përparim por se ende mbeten të hapura çështjet e vështira si dhe deklarata e Ministrit Nikolla Dimitrov se është biseduar për afatin kohor për zbatimin e marrëveshjes së mundshme.
Mediat greke edhe më tej komentojnë se si çështje të hapura ende mbeten erga omnes për përdorimin e emrit, kushtetutës dhe kombësisë, ndërsa është arritur marrëveshje për mbrojtjen e kufijve, aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen, bashkëpunimi dypalësh dhe irredentizmi.