Mediat serbe fushatë kundër Zoran Zaevit!

Zaev i ka shpallur luftë Serbisë”, “vëllai Zaev thikë pas shpine”, “shërbimet e Maqedonisë i kanë përcjellë dhe i kanë frikësuar diplomatët serb”, “Maqedonia i ka përgjuar diplomatët serb?!”, këto janë disa nga titujt e gazetave të Serbisë gjatë ditës së sotme, pasi mbrëmjen e së dielës diplomatët e Ambasadës serbe në Shkup, janë thirrur  për konsultime në Beograd.

Mediat serbe sot në fushatë të përbashkët, kanë nxjerrë një sërë tekstesh duke e sulmuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin e paraqesin përgjegjës për spiunimin e personelit serb të Ambasadës dhe funksionarëve serbë.

Mediat shkruajnë se Maqedonia i ka përgjuar funksionarët e Serbisë me ndihmën e një shërbimi tjetër sekret, në mesin e të cilëve ka qenë i përgjuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përveç tij, mediat serbe gjithashtu akuzojnë Zaevin se i ka përgjuar të gjithë diplomatët serb.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...