Mediat zvicerane për dënimin e Grupit të Kumanovës: Rrethanat ende mbeten të errëta!

Një grup shqiptarësh, në Shkup është dënuar me dënime të rënda. Ata kanë bërë luftime të përgjaskshme me policinë, ndërsa ekziston dyshimi se i gjithë rasti është inskenuar
Dënimet e rënda për anëtarët kosovarë nga „Banda e Kumanovës“ në rastin e Kumanovës, në Kosovë ka shkaktuar irritim.

Ministria e Jashtme në Prishtinë e ka ftuar ambasadorin e saj që të kthehet gjatë fundjavës nga Shkupi. Për shkak të „aktiviteteve terroriste“, Gjykata maqedonase ka dënuar me burg prej 746 vitesh një grup prej 38 ish ushtarëve të UÇK-së. Katër nga ta u liruan. Pothuajse gjysma e të dënuarve janë nga Kosova, ndërsa të tjerët janë shqiptarë etnikë nga Maqedonia. Me këtë rast, në Prishtinë, Pejë e Gjilan, simpatizantët protetsuan kundër Drejtësisë maqedonase. Qeveria kosovare ka kërkuar hetim ndërkombëtar të rastit më qytetin veri-maqedonas të Kumanovës, me ç`rast në muajin maj 2015 u vranë 18 persona, tetë prej të cilëve policë.

Rrethanat e kësaj ngjarje, edhe pas shqiptimit të dënimit mbeten edhe më tej të errëta. Por, dihet se një grup prej rreth 50 personash me armatim të lehtë, nga fillimi i majit 2015 është futur në një lagje të Kumanovës. Më 9 maj, në mes këtij grupi dhe njësive speciale të policisë maqedonase është zhvilluar betejë dyditore, me ç`rast jetën e humbën 18 persona, 39 anëtarë të grupit u arrestuan dhe mbi dhjetëra shtëpi u qëlluan nga plumbat, shkruan „NZZ“, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë procesit gjyqësor, disa nga shqiptarët e akuzuar deklaruan se „kanë luftuar kundër shtypjes që po u bëhet shqiptarëve nën Maqedoni“. Të tjerët kanë pohuar se kanë qenë të nxitur dhe mashtruar nga shërbimi sekret maqedonas.StrugaLajm

Menjëherë të nesërmen lindi dyshimi se luftimet kanë qenë të inskenuara. Qeveria e atëhershme e Gruevskit u gjendë përballë presioneve. Dyshimi bazohej në inskenimin e ngjarjes për të shkaktuar panik në popullatë, që më në fund sërish të vendoset rendi dhe qetësia. Kumanova është një qytet i përzier etnikisht. Të gjithë banorëve të Kumanovës iu bë e qartë se ky rast nuk kishte të bëjë asgjë me ta dhe nuk u luhatën raportet ndëretnike.StrugaLajm

Që nga maji i kaluar, Qeveria e Gruevskit është larguar nga pushteti, duke lënë pas një kodër të tërë të proceseve të pazgjidhura gjyqësore gjatë sundimit dhjetëvjeçar të Gruevskit. Kryeminstri ri Zoran Zaev, do të përpiqet të hetojë nëse rasti i Kumanovës do të rishqyrtohet dhe nëse do të ndërlidhet me ndonjë hetim ndërkombëtar. (Shtegu.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...