Mekanizmi “fiziopatologjik” i situatës me qentë endacak në Strugë:

Armend Reçi

Mekanizmi “fiziopatologjik” i situatës me qentë endacak në Strugë:

Organet kompetente lejojnë grumbullimin pa kontroll dhe shumimin qenve endacak në qytet, qentë sulmojnë qytetarët, qytetarët nga rreziku që ju kanoset dhe sulmet eventuale, detyrohen të bëjnë vetgjyqësi (që jam kundër), sepse kompetentët flejnë.

Dakord personi që vrau qentë nuk bëri veprimin e duhur, por pse nuk reagojmë me gjithë atë vrull kundër Kryetarit të Komunës dhe organeve kompetente që janë përgjegjës për situaten alaramante të cënimit të sigurisë civile?StrugaLajm

Kompetentet të reagojne sa më shpejt, jo me foto propagandistike kinse marin masa, që e bëjnë me qëllim largimin e presionit publik, por me plan konkret. Duhet trajtuar simptomatika aktuale, sepse është urgjencë, pastaj merremi me shkakun.

Bëhu njerëz dhe veproni si njerëz sepse jo gjithkush ka mundësinë të blejë vetura luksoze për transport, ose të shëtis nëpër qendrat europiane. Qytetarët struganë kanë nevojë ta shijojnë bukurinë e qytetit lirshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...