MELISA HAJREDINI NGA STRUGA,KAMPIONE SHTETI NË ATLETIKË PËR U18!

MELISA HAJREDINI KAMPIONE SHTETI NË ATLETIKË PËR U18!

Sot në Shkup, u zhvillua Kampionati Shtetëror në Atletikë për U18.
Në këtë Kampionat, mori pjesë edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, duke u stolisur me një medalje të arit dhe disa rekorde personale.
Me medalje Ari, u stolis Melisa Hajredini, në hedhjen e shtizës, e cila ishte më e suksesesshme se atletet e tjera dhe me plotë meritë, u shpall Kampione Shteti.
Paraqitje të mirë patën edhe Stina dhe Prina Hoxha, Arijana Ismaili, Abdullah Zhuta dhe Drini Hajredini, të cilët përmirësuan dukshëm rekordet e tyre personale!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...