AktualeKulturë

Melisa Zhuta nga Struga fiton cmimin e parë “Miss Egnatia”

Melisa Zhuta nga Struga i Maqedonisë shpallet Miss Egnatia 2017. Spektakli i veçantë i bukurisë u zhvillua në ambientet e kompleksit “Nogu” në Librazhd, në një mbrëmje të mbushur plot me surpriza.

Në natën finale konkuruan 12 vajza të ardhura nga qytete të ndryshme të vendit dhe vendet fqinjë.

[6/17, 18:54] Melisa: Ideja e spektaklit ishte që të promovojë bukurinë shqiptare e veçanërisht të qyteteve përgjatë vijës Egnatia.
[6/17, 18:55] Melisa: Juria e spektaklit kryesohej nga skulptori i njohur me famë ndërkombëtare, Gëzim Hidri. Skulptori kishte përgatitur edhe një kupë të veçantë për fituesen të skalitur me gurë karakteristikë të Librazhdit.
[6/17, 18:55] Melisa: Pas sfilatave të realizuara para jurisë dhe të pranishmëve, erdhi momenti final. Për jurinë nuk ka qenë aspak e lehtë që të përzgjedhë vajzën fituese. Sepse të gjitha konkurrentet spikasnin me hijeshinë.
[6/17, 18:55] Melisa: Miss Egnatia 2017 u shpall Melisa Zhuta nga Maqedonia. Shoqëruesja e parë e Miss Egnatia u shpall Eriselda Ternova,. Shoqëruesja e dytë u shpall Florina Balla.
[6/17, 18:56] Melisa: Producent i spektaklit “Miss Egnatia” dhe Kryetar i “Egnatia” Agim Blloshmi. Kordinatore: Ediola Terziu. Drejtor i spektaklit dhe konferencier Shpetim Hala. Konferenciere Marjeta Yryku, partnere konferenciere Ornela Blloshmi Videoproduction Ademi Studio. Koreograf Elton Alla. Stiliste Matilda Zeneli.
[6/17, 18:56] Melisa: Spektakli u organizua nën kujdesin e Bashkisë Librazhd me kryetar Kastriot Gurra dhe me sponsor gjeneral “Kompleksi Nogu”.

Ky ishte spektakli i parë i kësaj natyre i cili synohet të kthehet në traditë të përvitshme. Vajzat fituese do të marrin pjesë në spektakle bukurie brenda dhe jashtë vendit. Infoelbasani.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button