Mendi Qyra: Do vazhdojmë në fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e klimës ekonomike

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) u mbajt mbledhja vjetore e Kuvendit nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Nazmi Ejupi.

Takimi u hap me përshëndetjen e Kryetarit të Odës, Mendi Qyra, i cili falënderoi anëtarët për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe theksoi rëndësinë e kësaj mbledhjeje si një platformë ideale për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që anëtarët hasin në sektorin e biznesit, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Odës për t’i adresuar ato në mënyrë strategjike.

Gjatë fjalës së tij, Mendi Qyra tu veçoi disa nga aktivitetet kryesore të realizuara gjatë këtij viti, të cilat kanë ndihmuar në fuqizimin e bizneseve dhe në përmirësimin e klimës ekonomike në vend.

Raportet narrative dhe financiare u prezantuan nga drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zekiri, i cili ofroi një përmbledhje të detajuar të punës dhe arritjes së Odës gjatë kësaj periudhe. Kuvendarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të marrin informacione shtesë mbi aktivitetet e odës, si dhe të japin sugjerimet e tyre për hapat e ardhshëm.StrugaLajm

“Kjo mbledhje e Kuvendit shërbeu gjithashtu si një mundësi për të diskuat mbi aktivitetet dhe projektet që do të realizohen në të ardhmen, me qëllimin e vetëm për të përkrahur më tej bizneset dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik të vendit.Bashkëpunimit dhe angazhimi i anëtarëve dëshmon për përkushtimin e OEMVP-së ndaj përfaqësimit të interesave të biznesit dhe përmirësimit të klimës ekonomike në vend”, thuhet në njoftimin e OEMVP.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...