BLENDI PETROL
Aktuale

Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov nesër bashkë para drejtësisë

Nesër fillon gjykimi për Menduh Thaçin, Sasho Mijallkovin dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski në lëndën e Prokurorisë speciale publike “Titanik 2”.

Lëndën do ta gjykoj gjykatësi Ognen Stavrev, i cili gjykon edhe rastet TNT dhe MONSTRA, informon Koha.

Të gjithë të akuzuarit në Titanik 2 përveç Mijallkovit, do të përgjigjen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa Mijallkov do të përgjigjet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button