Menduh Thaçi kujton ditëlindjen e Arbën Xhaferit

Sot në 72 vjetorin e lindjes së Arbën Xhaferit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe kryesia e ngushtë, ka bërë homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë. “Njerëzit si Arbëni kanë vetëm ditëlindje. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë!”, thuhet në komunikatën e kësaj partie drejtuar mediave. Kreu i kësaj partie çdo vit shkon pranë varrit të ish-themeluesit të PDSH-së për të bërë homazhe dhe përkujtimin e figurës së tij. (INA)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...