Mentor Hamdi Çoku -Ohri , një jetë në shërbim të shqiptarisë

Më 18 Prill 1996 u nda nga jeta Atdhetari dhe intelektuali i shquar Mentor Hamdi Çoku -Ohri, i njohur shkurt si Mentor Çoku.Në rrjetin social e kujtoi i nipi Leon Mirakaj si më poshtë duke sjellë edhe disa foto, që po i sjellim më poshtë:“Më 18 prill 1996, si sot 25 vjet më parë u nda nga kjo jete, në Romë (Itali) një nga burrat më të aftë që Shqiperia do kishte pasur fatin të kish në gjirin e saj.Por, si disa burra e gra të vlefshem si ai, ajo i deboi duke u mbuluar me errësirë.Nuk qe as gjeni, as njësh e as gjigand.Qe një burre me dijen e inteligjencen, aftësi të jashtëzakonshme komunikim e mediacioni, tolerance e integriteti politik e shoqeror.Një nga ata burra që do i ishte dashur me shumë se kurrë një Shqipërie të ciles liria po i trokiste në porte e brënda shtepisë kish vetëm xhuxha.Ketu kam vëne një kolazh fotosh të gjyshit tim Mentor Hamdi Çoku -Ohri.I paharruar kujtimi i tij.Këtu poshte me: Presidentin e Turqis, Ismet Inönü, me Ali Bej Kelsyren, me aktoren italiane Xhina Lolobrixhida , me shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku e në foton e fundit, në zyren e tij ne Rome.”

Në zyrën e tij në Romë

Me Presidentin e Turqisë, Ismet Inönü

Me Ali Bej KelsyrenStrugaLajm

Me shoqen e jetes Zihnije Resuli-ÇokuStrugaLajm

Me aktoren e famshme italiane Xhina Lolobrixhida

Mentor Çoku lindi në Elbasan më 1914 (prill 1996) dhe pa mbushur motin së bashku me të ëmën, shkuan në Ohër. Pat qarë e qeshur në atë derë bucare, e cila decenie më parë ish ngritur në lartësitë e këngës prej trimërive të gjyshit të tij Iljaz Pashë Dibra në krah të burrave si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi duke ndriçuar krejt Dibrën dhe Shqipërinë.

  • Ndërsa i ati i Mentorit, Hamdi Bej Ohri, do të njihej në gjithë vilajetin e Manastirit jo vetëm për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan komitetin e fshehtë të Manstirit.
  • Mësimet e para Mentor Çoku i merr në Ohër, i cili, në vitet 20 të të shekullit të kaluar ende ruante diçka nga madhështija e viteve të shkuara. Ai dallohej aty për dashurinë e madhe për dijet dhe veçmas do të ishte i interesuar për gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së tij, në krejt viset etnike.
  • 1925 – 1928, vazhdon shkollën e mesme në Beograd, ku jeta e tij merr një tjetër përmasë, atë të shqiptarit me shpirt të kulluar por edhe të vendosur për të kërkuar të drejtat e veta. Në Beograd mban lidhje të drejtpërdrejta me atdhetarin tjetër të shquar Rauf Ficon, i cili në atë kohë ishte Ambasador i qeverisë shqiptare në Jugosllavi. Natyrisht edhe me nxitjen e Raufit, Mentori së bashku me dhjetra gjimnazistë shqiptarë në Beograd, krijon “shoqërinë e djelmërisë për të drejtat e shqiptarëve” në thelb të së cilës parashihej lufta me mjete diplomatike dhe politike për arritjen e të drejtave të shqiptarëve. Në vitin e fundit të gjimnazit, kur protestat e kësaj shoqërie i patën kaluar kufijtë e Beogradit dhe po diskutoheshin në Paris e Gjenevë, Mentor Çoku pushohet nga shkolla pa të drejtë për t’u rikthyer më në Beograd. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit. Duke qenë se rezultatet në mësime i ka pasur tejet të larta, me ndihmën e pakursyer të prindërve (nëna e Mentorit ka qenë prej familjes së njohur të Toptanasve) shkon në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
  • 1935 Në shoqërinë e bijve të tjerë të shqiptarisë, juristi i ardhshëm, Mentor Çoku, do të debatonte me pedagogët e vet italianë, lidhur me disa të drejta legjitime të kombit të vet.

Mentor Çoku le Milanon dhe shkon pranë familjes dhe miqve të vet në Ohër.

  • 1939 Ndërsa urtësia ka qenë tipari karakteristik i tij, Mentori e ka pritur i revoltuar pushtimin Italian të 7 prillit.
  • 1943, kontaktet e tij me nacionalistët e Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe atyre të shtetit amë, sa vijnë e shpeshtohen. Duke lënë menjanë avokatinë, Mentor Çoku bëhet organizator i formacioneve luftarake nacionaliste në Ohër, Strugë e Manastir. Ka qenë kjo arsyeja që ai zgjidhet si delegat i këtyre trevave në Lidhja e Dytë e Prizrenit në vjeshtën e vitit 1943. Fjala e tij në disa tubime të kësaj Lidhjeje, në Prizren, u dëgjua me vëmendje të madhe jo vetëm pse sillte atje trazimet politike në Ohër, Strugë e Manastir, por sepse parashihte trazime akoma më të mëdha në të ardhmen. Zëri i Mentor Çokut, u ndje ashpër sidomos në ngritjen sa më shpejt të formacioneve luftarake që do të vireshin në shërbim të kësaj Lidhjeje. Ata që kanë dëgjuar gjykimin e drejtë të Mentor Çokut në këto tubime, assesi nuk kanë harruar shprehjen proverbiale të tij “Partia ime është Lidhja e Prizrenit”.
  • 1943 – 1944 Në parlamentin shqiptar , Mentor Çokun e shohim të kandidojë si përfaqësues i popullit të tij dhe fjala e Mentorit si kryetar i grupit parlamentar të Maqedonisë shqiptare, pati jehonë të madhe.
  • nëntor 1944, Mentori së bashku me Mid’hat Frashërin, Hasan Dostin, Bato Rexhibin, Faik Qukun, Vasil Andonin e dhjetra nacionalistë të tjerë të shquar, merr rrugën e mërgimit në Itali.
  • 1970 – 1980 I përkushtuar pas konfesionit mysliman, Mentor Çoku do të ishte një prej ideatorëve kryesorë të ngritjes së një xhamie në një nga sheshet e Romës. Në krye të komunitetit mysliman për Europën Juglindore, do të bënte ç’ish e mundur që çështja shqiptare të diskutohej në rrethet më të larta të diplomacisë perëndimore e lindore. Falë autoritetit dhe përkushtimit të tij, në vitet e 80-ta në Romë, do të ngrihej xhamia e madhe dhe aq e bukur e paisur me të gjitha ambientet e duhura.
  • 1992 – 1993, Mentori shkon në shtetin amë disa herë dhe çmallet me të bijën që e pat lënë foshnjë, me miqtë e të afërmit, duke u kujtuar edhe bisedat e lëna në mes, në nëntorin e vitit 1944. Ai pritet nga personalitete të larta të së djethtës shqiptare, intelektual të Tiranës dhe Ohrit e Dibrës. Në një prej intervistave të dhëna në shtypin shqiptar të atyre viteve, lidhur me çështjen shqiptare, shprehet tekstualisht ; “Unë kam një bindje personale që nuk ka të bëjë hiç me politikën, dhe përsëris me të madhe se çështja shqiptare në Ballkan asht fitueme. Asht e fitueme për një arsye. Jo aq për meritën e shqiptarëve të 1913-ës, por të Kosovës dhe Shqiptarëve të Maqedonisë që kanë mbërri koshiencën kombëtare, ndërgjegjen kombëtare” (Gazeta “Dardania” nëntor 1993).
  • Mentor Çoku, mbante në tavolinën e punës, në zyrë, por edhe në ambientet e shtëpisë, flamurin kombëtar e lidhur me këtë simbol, pyetjes së një gazetari në Tiranë, atdhetari Mentor Çoku do t’i jepte këtë definicion ; “Përse populli ynë, më i lashti në Ballkan dhe Evropë, të mos prezantohet me shqiponjën e vërtetë të heroit tonë kombëtar, simbol që rrjedh dhe trashëgon lashtësinë prej dhjetëra shekujsh përpara vetë Skënderbeut ? Sot kur fatmirësisht këtë simbol e kemi në duart tona, të zbuluar dhe të verifikuar, një mendim tjetër mendoj se është i palogjikshëm, anakronik dhe si i tillë nuk mund t’i qëndrojë kohës” (Gazeta “Republika” më 25 nëntor 1993).
  • Bija e tij Valbona, ajo që vuajti rininë e saj nëpër kampet famëkeqe të punës në Shqipëri,tregon me mall se si ditën e fundit të jetës së vet, Mentori kishte qenë tejet i lumtur nëpërmjet valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e vet, një protestë të fuqishme që shqiptarët në Zvicër patën organizuar për lirinë e Kosovës. Kjo protestë, fjalët e zjarrta dhe himni shqiptar i kënduar në Bern, e patën entuziazmuar Mentorin, i cili i kish thënë të bijës, fjalët e mbrame : “Kosova jonë do të lirohet shpejtë, e ndoshta pas kësaj i vjen radha Maqedonisë shqiptare”
In : Aktuale

Loading...
loading...