Mërgimtarët me padurim presin t`i takojnë të dashurit e tyre në vendlindje

Pas muajsh të tërë të vështirë të koronavirusit, shumica e bashkatdhetarëve tanë nuk kanë mundur të vizitonin më familjet e tyre në vendindje. Por, ata tani me padurim presin që t`i shohin përsëri së shpejti. “Workzeitung.ch” ka intervistuar edhe shqiptaren nga Berna e Zvicrës, e cila së shpejti do të vizitojë vendlindjen që i mungoi aq shumë.

Valentina Kastrati (28), udhëheqëse e Ekipit Fondi i Papunësisë Unia të Bernës është njëra nga ta, infomron portali Shtegu. “Që të ndjehem mirë, më duhet atmosfera e Kosovës. Ndjenja atje është shumë më e ndryshme sesa këtu, shumë më e relaksuar. Fakti që nuk mund të udhëtoja për shkak të koronavirusit, përditshmërinë këtu e bëri më të vështirë. Pastaj edhe gjyshja ime vdiq dhe në përvjetorin e parë të vdekjes së gjyshes sime tjetër unë nuk mund të shkoja atje për shkak të bllokimit të masave. Unë zakonisht udhëtoj në Kosovë tre deri në pesë herë në vit. Atje jeton një pjesë e familjes time dhe kushërinjtë, me të cilët që nga fëmijëria kam qenë e lidhur ngushtë. Kur mbërrijmë ne gjithmonë themi: ‘Kosovë, ti je si një shkretëtirë, por gjithsesi se na mungon shumë.’ Për mua, vendi është një copë vendlindje.

Bajrami- Pak para bllokimit të masave në mars të vitit 2020, doja të shkoja përsëri, por fluturimi im u anulua. Kur më në fund më 5 maj 2021 u hoq detyrimi i karantinës për Kosovën, unë menjëherë bëra dy telefonata: e para bashkëshortit tim për t’i thënë se po shkoja dhe e dyta babait tim, për të pyetur nëse ai do të vinte me mua. Fatkeqësisht ai nuk mundi, kështu që dy ditë më vonë fluturova vetëm. Ishte muaji i agjërimit të Ramazanit. Kjo ishte vërtet e veçantë: gjithçka ishte shumë më e qetë dhe më e ngadaltë se zakonisht. Qëndrova deri në Festën e Bajramit, festë në fund të Ramazanit. Atje Bajrami ka të njëjtin kuptim si Krishtlindjet. Pas gjashtë vitesh përsëri mund ta festoja Bajram në Kosovë, në njëfarë mënyre falë koronavirusit.StrugaLajm

Durimi – Në korrik atje do të shkojmë me veturë, për dy javë. Do të ketë shumë njerëz në rrugë, kështu që duhet të presim gjatë nëpër pikat kufitare. Por kjo është kështu. Në këmbim të këtyre mundimeve, mund të shijoj çaste të këndshme me familjen time. Do ta festojmë datëlindjen e 50-të të nënës sime. Dhe mbase, për disa javë do të shkojmë edhe në plazh në Shqipëri”, përfundon Valentin Kastrati.

In : Aktuale

Loading...
loading...