Merko dhe Jankoski hodhën firmën për shpalljen e Jabllanicës Park Kombëtar
Dje në ambientet e komunës së Strugës u nënshkruajt iniciativë për mbrojtjen e malit Jabllanicë nëpërmjet shpalljes së malit zonë e mbrojtur e kategorisë së Parkut Nacional nga kryetari I komunës së Strugës z. Ramis Merko dhe kryetari i komunës së Vevçanit Sasho Jankoski.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Parkut Nacional Kombëtar “Shebenik” si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Kryetari I komunës së Strugës i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për iniciatrivën e marrë. “Iniciativa për mbrojtjen e malit Jabllanicë dhe krijimit të një parku nacional së bashku me malin Shibenicë do krijojne një mundësi shumë të madhe për mbrojtje jo vetëm të atij diversiteti që egziston atje qoft në bimësi apo gjëra të tjera mirëpor për mbrojtjen e një ekologjie të tërë që nesër duhet të jetojnë gjeneratat që vinë. Sëbashku me kryetarin e Vevçanit e përkrahim këtë iniciativë ashtu sic e kanë përkrahur të gjithë kryetarët e fshatrave përskaj këtëj masivi malor” theksoi Merko
Me këtë iniciativë do të mundësohet mbrojtja e përhershme e karakteristikave të rralla gjeo-morfologjike, do të pengohet degradimi i mëtejshëm dhe asgjësimi I përhershëm i vlerave natyrore dhe kulturore përmes eksploatimit të pakontrolluar.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës