Merko një hap “para” qeverisë:Emëron drejtor të ri te shkolla”Vëllezërit Milladinov”në Strugë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka ndërmarrë veprime të shpejta përpara ndonjë ndërhyrjeje të mundshme nga qeveria në lidhje me spekulimet se do t’i hiqen kompetencat në sektorin e arsimit. Ai ka shkarkuar drejtoreshën e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov”, Albana Zhuta, dhe në vend të saj ka emëruar Astrit Merkon.

Për një kohë të gjatë, në Strugë është përfolur se qeveria po përgatitet të ndërhyjë në sektorin e arsimit për të shkarkuar disa drejtorë të shkollave në qytet. Me këtë veprim, Merko duket se ka reaguar i pari ndaj këtyre zërave, duke marrë masa për të ruajtur kontrollin mbi këtë sektor të rëndësishëm.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...