Mesazh i rinisë së Aleancës për Shqiptarët nga Struga : Mos e ndalni ndryshimin !

Mesazh i rinisë së Aleancës për Shqiptarët nga Struga : Mos e ndalni ndryshimin !
Sot të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët nga Struga , e nisën fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Në rast se të tjerët e kanë nisur në hotele luksoze e me costume të shtrenjta politike, me veshje modeste e sportiv , të rinjtë nga Struga të shoqruar nga funksionarët politikë të këtij subjekti politik hapën siparin fushatës në një vend Simbol, në urën e rikonstruktuar që tashmë mban emrin e figujës së Naser Hanit. Fjalimin hapës e bëri kryetari I rinisë për degëm e Strugës., Gojar Kaba I cili ndër të tjera rikujtoi itinerarin e aktivitetit rinor që prej 2013 e deri më sot duke dhënë një mesazh ‘’ Mos e ndalni ndryshimin’’. Më pas fjalimin përshëndetës e mori Deputeti i njësisë nr. 5 , nga ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët z. Syrija Rashidi , I cili mes tjerash foli për simbolikën e urës. ‘’ Kjo urë simbolizon bashkimin e brigjeve dhe të shqiptarëve, por nagana tjetër shpreh edhe faktin se ne ndërtojmë diçka që të tjerët e kishin shkatërruar’’ Në vazhdim fjalën e mori edhe shefi I shtabit zgjedhor për Strugën, z. Garip Kaba , i cili ndër të tjera shprehu vendosmërinë për mbështetje të Ziadin Selës si vazhdimësi suksesi. Nga ana tjetër , Ymer Ymeri , si bartës i listës së këtij subjekti, shprehu konsideratë për brezin e ri. ‘’ Ne nuk na duhet shpirti dhe fytyrat tuaja të pastra për shfrytëzim electoral, jo! Ju I duheni kësaj shoqërie dhe këtij vendi ‘’. Në fund fjalën e mori lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela , njëherit edhe kandidat për kryetar në Komunën e Strugës. Se ka mthenë shumë herë kur je para rinisë, emocionet janë më të mëdha, ndoshta nga pastërtia që keni, ndoshta nga fakti sqe nuk kthehmi në moshën tuaj, por një gjë është e vërtetë, cdo gjë që e kemi bërë e kemi bërë në emrin e rinisë, në emër të perspektivës që duhet ta kenë gjeneratat e reja këtu në vendlindjen e tyre. Ndërsa sa i përket premtimeve të realizuara u ndal për pak sekonda tek ura ‘’ Naser Hani’’ Ju them me përgjegjësinë më të madhe se është bërë më shumë se sa është bërë në 20 vite , vetëm në këto katër vite. Kemi arrit këtë qytet t ëbukur, që bashkon njerëz, si miniaturë e shqiptarëve në Maqedoni, kemi arritur që ta ringallim. Kur njerëzit pyesnin, me të vërtetë do ta bëni kryetar urën? Dhe ja ura u bë me bashkëmendimtarin të kësaj ideje me z. Mendi Qyra , që shfrytëzoj rastin ta përshëndes. Nga ana tjetër ai thumboi edhe kundërshtarët politikë Natyrsiht që ju e keni vërejtur, AA, është aleanca e ndërgjegjes kombëtare. Keni parë zëra të mekur, të heshtur, të kundërshtarëve tonë politikë, të cilët thonë ‘’ bravo ju qoftë për qëndrimin tuaj për Kërçovën’’ , apo bravo ju qoftë për qëndrimin tuaj për Bërvenicën’’. Ata nuk kanë ndërgjegje kombëtare, por vetëm interes, duke u munduar të mobilizojnë forca të errëta, vetëm e vetëm për të nafituar ne. Nuk do t’ia arrijnë. Sepse gjithmonë aleat e kemi pas të drejtën, sepse gjithmonë e kemi pas aleat guximin fhe gjithmonë kemi ditur të jemi ballëlartë. Ndërsa nuk harroi të shprehte konsideratë të lartë për rininë si motivacionin kryesor të rezistencës: Te ju ishte motivi i rezistencës edhe më 27 Prill. Te ju ishte obligimi per tu ringjallur po në 27 prill. Nën tingujt e muzikës tubimi u mbyll me fotografi promovimi të ngjyrave të Aleancës për Shqiptarët si dhe me një kafe në shetitoret e reja.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...