Meshkujt “shpëtojnë” nga prezervativi, krijohet pilula kontraceptive nga gjethja e hithrës

Një pilulë kontraceptive mashkullore është gati për t’u bërë realitet, me studiuesit australianë që zbulojnë se një ekstrakt gjethesh ka potencialin të pengojë lëvizjen e spermës.

Në një studim, të bërë së fundmi, ekipi hulumtues nga Universiteti Monash i Melburnit testoi efektin farmakologjik të një ekstrakti të gjetheve të hithrës tek minjtë.

Në studimet e çiftëzimit të minjve, ekstrakti i gjetheve të hithrës reduktoi fertilitetin mashkullor me 53 për qind.

Minjtë e eksperimentuar shfaqën sjellje normale të çiftëzimit. Fshikëza dhe testikujt peshonin më pak në minjtë e trajtuar me ekstrakt të gjetheve të hithrës. Të gjitha organet e tjera dhe pesha totale e trupit ishin të paprekura.StrugaLajm

Grupi kërkimor i Dr Ventura po punon për të zhvilluar një kontraceptiv mashkullor pa hormone dhe më parë ka treguar se infertiliteti mashkullor mund të arrihet gjenetikisht pa ndikuar në qëndrueshmërinë afatgjatë të spermës ose shëndetin seksual dhe të përgjithshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...