Meta: Të marrim hak ndaj Ramës, shiti bashkinë e Pogradecit

Në takimin elektoral të zhvilluar në Pogradec ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, bëri thirrje për të marrë hak me votë ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ai  shiti bashkinë e qytetit.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre që shitën bashkinë e Pogradecit. Ta dëgjojë Edi Rama, se këtu nuk do ketë votë për  PS-në, që shiti bashkinë e Pogradecit. Jo vetëm e shitën që të mos i merrte aleati strategjik LSI, që i qëndroi korrekt, por edhe kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos investuar dhe penalizuar një popull të tërë këtu. Nuk ka turp më të madh për ty që e shite Bashkinë e Pogradecit si atë të Lezhës. LSI do jetë forcë e parë për të mos ndërtuar kulla të shëmtuara, si ajo e Korçës, miliona euro,” tha Meta, shkruan gazeta Shekulli.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Rajoni

Loading...
loading...