Meteorologët paralajmërojnë breshër dhe shi edhe për të premten

Rajoni i Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës mbrëmë u përfshi nga stuhia dhe shiu i rrëmbyeshëm duke shkaktuar përsëri dëme të mëdha. Moti i tillë fillimisht goditi Tetovën, pastaj Shkupin dhe Kumanovën me rrethinat e tyre. Stuhia u shkaktua nga një masë ajror intensive e paqëndrueshme, e ndjekur nga shira të dendur dhe të rrëmbyeshëm me erëra të forta dhe breshër. Si pasojë ka pasur sipërfaqë të përmbytura, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, pemë të rëna, shtylla dhe shtëpi të dëmtuara, llamarina të shkëputura, ulluqe, çati të dëmtuara dhe makina të dëmtuara.

Qendra e Menaxhimit të Krizave në Shkup ka informuar se pas stuhisë ka pasur disa raportime për dëme, edhe atë: 6 drunj të rënë dhe të anuar, si dhe degë të thyera, 4 përçues të prishur, shtylla të përkulura dhe probleme me kabllot elektrike dhe telefonike, 8 shtëpi të përmbytura, 12 bodrume dhe garazhe të përmbytura, 5 rrugë të përmbytura, 3 probleme në furnizimin me energji elektrike, 4 çati të dëmtuara, xhama të thyera dhe ulluqe të shkëputura nga shtëpitë dhe ndërtesat, si dhe 4 automjete të dëmtuara të pasagjerëve.

Qendra e Menazhimit të Krizave në Kumanovë ka njoftuar se pas stuhisë, QMK ka pranuar një numër të madh raportimesh për pemë të rëna dhe përmbytje të rrugëve në disa lagje, si dhe për zona të përmbytura, oborre, bodrume, dhe struktura tokësore dhe shtëpi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...