Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin

Lideri i LD Izet Mexhiti e ka ‘thumbuar’ Bujar Osmanin.

“Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin tënd të preferuar të VMRO – Nikolla Gruevski kur, në cilësinë e emisarit të Ali Ahmetit, kërkonit çare si ta shpallni mikun tuaj Nikolla Gruevski të pafajshëm dhe ta ktheni në Shkup.

Mos baj dert Bujar, se VLEN nuk shkon nëpër seli partiake e nëpër hotelet e Mijallkovit për te pirë kafe e për t’i lutur që të bëheni pjesë e Qeverisë, siç jeni duke bërë këto ditë ti, Artani, Menduhi dhe shokët tuaj.

Qeveria e re, Bujar, do t’i përfaqësojë edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët, edhe Badinterin. Qeveria e re, ndërkaq, nuk do ta perfaqësojë BDI-në, të cilën e kanë braktisur të gjithë, dhe as Nikolla Gruevskin, i cili është azilant nga drejtësia.StrugaLajm

Më 8 maj voto VLEN, ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...