Mexhiti: Mickoskit i duhet partner shqiptarë, këtu jemi ne si VLEN

Bartësi në Njësinë Zgjedhore numër 1 i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, sot u shpreh se VMRO-DPMNE ka nevojë për partnerë shqiptarë, ngase për momentin ata në koalicionin e tyre i kanë të gjitha etnitë tjera.
Mexhiti, tha se VLEN, është koncept i pastër shqiptar në politikën në RMV.
“Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22 viteve, të shpëtojë me votat e turqve, boshnjakëve dhe legjitime ishte ajo, por tani nuk mund të thirren se i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Koncept i pastër shqiptar është VLEN dhe normalisht që Mickoski ka turq, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike në koalicionin e VMRO-DPMNE-së, për të qenë fotografia e plotë, atij i duhet partner shqiptar, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN”, ka deklaruar Izet Mexhiti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...