Mickoski: Bisedimet me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën janë kah fundi

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se bisedimet me opozitën shqiptare ASH-Alternativa janë kah fundi, edhe ate që në raundin e parë.

Sipas tij, ekipi i ri opozitar që do të formohet për zgjedhjet lokale do të jetë edhe valë e re në skenën politike, përcjell INA.

“Po mund të vërtetoj se në fazën finale janë bisedimet me partitë opozitare shqiptare edhe ate për raundin e parë ku në komuna të caktuara do të dalim bashkërisht. Ky do të ishte një koalicion që do të mundte turpin, kriminalitetin, plaçkën dhe nënçmimin që po i ndodhë qytetarëve, sepse lotët e nënës maqedone, shqiptare, turke, vllehe, serbe dhe rome kanë dhembje të njejtë, kur ndahen nga fëmijët e tyre”, ka theksuar Mickoski.StrugaLajm

Sipas tij, bashkë me partitë shqiptare opozitare do të koordinojmë edhe kandidatin për Qytetin e Shkupit.

In : Aktuale

Loading...
loading...