Mickoski: E di saktë se kjo qeveri do të ikë

Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të shpejta, pas së cilave siç u shpreh ai do të vij një qeveri e re e cila do të punoj për interesat e qytetarëve. “E di saktë se kjo qeveri do të ikë, por se kur do të ndodh do të vendosin qytetarët, por kjo do të ndodh në zgjedhje, dhe pres që së shpejti të organizohen zgjedhje të shpejta të parakohshëm pas së cilave do të vij një qeveri e cila do të punoj për interesat e qytetarëve”, tha Mickoski.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...