Mickoski flet për Gashin dhe Alternativën

Çfarëdo lloj pjesëmarrje e partisë politike Alternativa në një qeveri të tillë paraqet hap të gabuar, por kjo mbetet në udhëheqësinë dhe liderin e asaj partie politike, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Manastir.

Në konferencën për shtyp Mickoski potencoi se nuk dëshiron të përzihet në punën e partive tjera politike sepse është politikisht e pakulturuar.

“Nuk jam në rrjedha me përmbajtjen e bisedës ndërmjet Zaevit dhe Gashit. Qëndrimi ynë është i qartë, kjo qeveri është qeveria më e korruptuar në 30 vitet e fundit dhe e gozhdon Maqedoninë në thellësi sipas perceptimit për krim, gjegjësisht është në majë sipas shkallës për krim dhe korrupsion. Shteti ynë është më vendin e 111 dhe është më e korruptuara në Evropë. Ne jemi shtet i cili ka arsim jokonkurues për shkak të reformave katastrofale, gjendja në shëndetësi është e tmerrshme dhe si shtet ne jemi në tre vendet e para sipas numrit të personave që i humbën jetët për shkak të paaftësisë së qeverisë të ballafaqohet me pandeminë Kovid-19. Katastrofën në sektorin energjetik nga data 1 do ta ndjejmë edhe në xhepin tonë, ose të përfundoj, ç’farëdo lloj pjesëmarrje e partisë politike Alternativa në një qeveri të tillë paraqet hap të gabuar, por kjo mbetet në udhëheqësinë dhe liderin e kësaj partie politike, dhe unë nuk dua të përzihem në punën e partive tjera politike sepse është politikë e pakulturuar”, deklaroi Mickoski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...