Mickoski insiston në zgjedhje të shpejta, Zaev kundërshton: S’ka zgjedhje deri në vitin 2024

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrsitjan Mickoski nuk pret ndryshime thelbësore nga riformatimi i paralajmëruar i kabinetit qeveritar. Megjithëse pranon se ideja e tij për zgjedhje të shpejta parlamentare bie poshtë në rast se zgjerohet shumica, Mickoski thotë se ka plan për të vazhduar të ndryshimit me hapa demokratik.

“Kemi plan. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha hapat demokratik. Për mua më shumë rëndësi ka betimi i dhënë para qytetarëve bashkërisht me kryetarët e komunave të cilat betime duhet t’i përmbushim. Dëshmuam se mundet ndryshe, mundet të punohet me sinqeritet, mund të realizohet ajo që premtohet. Nuk jemi të gjithë njësoj. Ndërsa ata do t’i lemë të fundosen në baltën politike dhe metodat e tyre të bandave latino-amerikane të kidnapojnë deputetë siç ishte rasti i fundit”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se zgjidhja e krizës politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Por kryeministri Zoran Zaev sot ka përsëritur qëndrimin se zgjedhje të reja nuk do të ketë deri në vitin 2024, kur edhe përfundon mandati i Qeverisë aktuale.StrugaLajm

“Kemi shumicë të qëndrueshme parlamentare, presim edhe rritje të shumicës, nuk pres zgjedhje të parakohshme parlamentare, përkundrazi deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2024”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.StrugaLajm

Javën e kaluar opozita maqedonase dhe partitë opozitare shqiptare, përfshi edhe Lëvizjen Besa nuk arritën ta formalizojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë si pasojë e tërheqjes së deputetit Kastriot Rexhepi nga vendimi për ta votuar mocionin. Rexhepi për katër ditë nuk u paraqit në opinion, ndërsa në paraqitjen e tij të parë deklaroi se vendimi i tij bazohet në bindje personale dhe jo në shantazhe dhe presione. Pas dështimit të mocionit, lëvizja Besa braktisi Qeverinë ndërsa Kastriot Rexhepi u përjashtua nga partia./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...