Mickoski: Kur BDI-ja dhe LSDM-ja thonë se po i mbrojnë shqiptarët nga VMRO-DPMNE, në fakt po e mbrojnë krimin që po e bëjnë bashkë

“Atë që dua të theksoj veçanërisht këtu në Kërçovë, e cila është pjesë e çmendurisë dhe frikës nga humbja e LSDM-së dhe BDI-së, është fushata brutale që këto ditë po bëhet ndaj VMRO-DPMNE-së nga ana e Zoran Zaevit dhe BDI-së sidomos në pjesën e mediave të cilat janë në bllokun shqiptar detyra e të cilave është ta sulmojnë partinë tonë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mitingun në Kërçovë.

“I them vetes se çfarë rrëmuje kanë në kokë kur të ballafaquar me frikën, në panik shpikin tema se si të sulmojnë dhe për shkak se të gjithë këshilltarët e Zaevit kanë ikur sepse ai po i gënjente në vazhdimsi, i ka mbetur vetëm ai Filipçja dhe ai Ljupço Nikolloski – “Puteri”, dhe kështu u ka shkuar në mendje se do të ndezin tensionet etnike dhe do thonë se VMRO-DPMNE-ja është nacionaliste. Dhe për ta forcuar përshtypjen, BDI-ja do të bëjë thirrje për mobilizim kundër VMRO-DPMNE-së dhe e gjithë kjo do të përgatitet në disa nga portalet e sapoformuara në gjuhën shqipe, gjë e cila është sekret publik se janë nën patronazhin e një këshilltari të ri të përjetshëm dhe herë pas here edhe ministër nga BDI-ja, për të cilin ata që janë më me përvojë se unë thonë se ka qenë i pari që vraponte në Kuvend për të votuar qeveritë e VMRO-DPMNE-së. Dhe ai shpesh është parë si mysafir në një hotel të në qendër të Shkupit. Ai haptazi i admironte të gjitha politikat e asaj kohe, dhe tani për para, para të malkuara dhe pushtet është dehidratuar duke pështyrë drejt meje dhe VMRO-DPMNE-së. Dhe në një atmosferë të tillë pikërisht Zaevi, së bashku me ata pak që e rrethojnë, me vetëdije ushqejnë tensione etnike. Pse? Sepse vetëm karigia, paratë e mallkuara dhe pushteti janë me rendesi për ta,” tha Mickoski.StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...