Mickoski:Ja në çfarë rasti VMRO shkon në zgjedhje

Grupi i deputetëve është unik dhe mbetet në qëndrimin se Marrëveshja nuk mori legjitimitet në referendum, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa.

Për zgjedhje të parakohshme thotë se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme, por duhet paraprakisht të përfundojnë disa aktivitete që të vihet deri në zgjedhje të parakohshme.

“Kemi Kod Zgjedhor. Në njërën prej takimeve të liderëve u dakorduam se kur do të vijë radha për zgjedhje, 100 ditë përpara duhet të kemi qeveri sipas modelit të Përzhinës. Zaevi do të tentojë ta kapërcejë këtë, të interpretojnë dispozita kushtetuese ligjore për zgjedhje të shpejta midis 45 dhe 60 ditëve, por nuk mund të ikë nga Modeli i Përzhinës për përbërjen e qeverisë”, thotë Mickoski.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja do të insistojë në respektimin e dakordimit.

“Nëse nuk respektohet, qytetarët duhet të dinë se ka tentim për vjedhje të re masive të votave”, thotë Mickoski.

Ai i përsëriti akuzat se janë vjedhur 50 mijë vota në referendum, siç tha, mënyra e dhunshme dhe devijante janë mbushja brutale në kutitë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare thotë se do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm nëse Prokurori publik jep dorëheqje dhe formohet Komision anketues për parregullsitë në referendum.

Mendon se kryeministri Zaev bën blof për zgjedhje të parakohshme.

Konsideron se procesi rreth marrëveshjes me Greqinë pas referendumit të djeshëm ka përfunduar.

Grupi i deputetëve është unik dhe mbetet në qëndrimin se Marrëveshja nuk mori legjitimitet në referendum, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa.StrugaLajm

Për zgjedhje të parakohshme thotë se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme, por duhet paraprakisht të përfundojnë disa aktivitete që të vihet deri në zgjedhje të parakohshme.

“Kemi Kod Zgjedhor. Në njërën prej takimeve të liderëve u dakorduam se kur do të vijë radha për zgjedhje, 100 ditë përpara duhet të kemi qeveri sipas modelit të Përzhinës. Zaevi do të tentojë ta kapërcejë këtë, të interpretojnë dispozita kushtetuese ligjore për zgjedhje të shpejta midis 45 dhe 60 ditëve, por nuk mund të ikë nga Modeli i Përzhinës për përbërjen e qeverisë”, thotë Mickoski.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja do të insistojë në respektimin e dakordimit.

“Nëse nuk respektohet, qytetarët duhet të dinë se ka tentim për vjedhje të re masive të votave”, thotë Mickoski.

Ai i përsëriti akuzat se janë vjedhur 50 mijë vota në referendum, siç tha, mënyra e dhunshme dhe devijante janë mbushja brutale në kutitë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare thotë se do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm nëse Prokurori publik jep dorëheqje dhe formohet Komision anketues për parregullsitë në referendum.

Mendon se kryeministri Zaev bën blof për zgjedhje të parakohshme.

Konsideron se procesi rreth marrëveshjes me Greqinë pas referendumit të djeshëm ka përfunduar.

In : Aktuale

Loading...
loading...