Mickovski: Nuk kam asnjë simptomë të koronavirusit
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski tashmë gjashtë ditë është në vetizolim si pasojë e kontaktit që ka pasur me një gazetarë të infektuar me koronavirus. Mickovski thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është i bindur se edhe testi i dy i Covid-19 do të rezultojë negativ.
“Nesër përfundon dita e shtatë. Shtatë ditë kishin kaluar që nga kontakti i fundit me personin e infektuar nga Covid-19. Që atëherë jam shtatë ditë në vetizolim. Sot është dita e gjashtë. Ditën e shtatë duhet të më vizitojë një ekip mjekësh dhe ta bëjmë testin e fundit pasi testi i parë ishte negativ. Unë jam i sigurt sepse nuk kam asnjë simptomë për të dyshuar se mund të jem pozitiv në Covid -19. Do të jetë negativ”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickovski u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit në mënyrë që të mbrojmë veten dhe personat rreth nesh.
“Të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë mbrohemi mes vete dhe i mbrojmë ato rreth nesh. Kjo nuk është çështje naive. Nga ajo që më thonë një pjesë e madhe e personelit mjekësor me të cilët komunikoj, kjo mund të eskalojë dhe të shkaktojë probleme serioze tek qytetarët por edhe te sferat që lidhen me të si ekonomi, , bujqësi, etj”, pohoi Mickovski.