Vera nuk ka dyshim se ka qenë mjaft e angazhuar edhe për Mihrije Brahën.
Këngëtarja dhe së fundmi, moderatorja shqiptare ka nisur pushimet tash e disa ditë, e cila siç shihet po kalon çaste të lumtura, shkruan lajmi net.
Ndonëse nuk e ka bërë të ditur destinacionin e pushimeve në bazë të publikimeve duket tejet i mahnitshëm. Nga atje nuk mungojnë as imazhet e ndryshme dhe mjaft provokuese të këngëtares Braha.
Edhe pse 50 vjet, Mihrija mahnit në bikini ku lirshëm mund të thuhet se sfidon edhe artistet e reja me linjat trupore.
“Si cigaren e fundit më fike”, është kënga e fundit e lansuar nga ajo gjersa këtë verë në muzikë ka qenë më pasive.