Mijëra myslimanë falën namazin e Bajramit në qendër të Tiranës!


Besimtarët myslimanë krentojnë sot Fiter Bajramin. Dita nisi me faljen e namazit nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu i cili lëshoi mesazhe të forta në drejtim të ruajtjes së shenjtërisë se familjes.

“Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur” tha Spahiu pas faljes duke bërë thirrje për të dashur më shumë njeri-tjetrin.StrugaLajm

Bujar Spahiu u lut gjithashtu që Zoti ta begatojë, ta mbushë me mirësi dhe paqe këtë vend.
“Zoti i madhëruar thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar. Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar”- tha ai ne mesazhin per kete feste.

“Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”- shtoi me tej ai.StrugaLajm

Pjesmarrësit e shumtë u përshëndetën me njërit tjetrin duke ndarë momente gëzime dhe emocione ndërsa u vërejt një pjesëmarrje madive e tyre duke mbushur të gjithë sheshin “Skënderbej” dhe rrugët përreth.

Festa e Fiter Bajramit vjen pas mbarimit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen pasi myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, dhe solidarizohen me të varfrit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...