Ministria e Shëndetësisë :Struga një të vdekur nuk ka raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve janë regjistruar 161 raste të reja me Kovid-19 nga 771 testime të kryera, përcjell INA.

Numri më i madh i rasteve vijon në Shkup edhe ate 90 raste, më pas vijojnë: Kumanovë-11, Shtip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadarc-2, Gostivar-15, Strumicë-8, Kriva Palankë-1, Radovish-1, Kocan-3, Probistip-2, Berovë-6, Valandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 154 pacientë të shëruar: Shkup-62, Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-6, Tetovë-7, Strugë-4, Veles-3, Manastir-2, Ohër-3, Kavadarc-5 , Gostivar-5, Gjevgjeli-2, Strumicë-10, Radovish-4, Kocan-12, Probistip-6, Pehçevë-2, Berovë-3, Valandovë-4, Shën Nikollë-2, Kërçovë-2.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkohë, është regjistruar një bilanc i zi sa i përket personave që kanë ndërruar jetë, edhe ate 12 pacientë: 7 pacientë nga Shkupi (56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82), një pacient nga Struga (67), Tetova (85), Manastiri (68), Kavadarci (56) dhe pacient nga Prilep (63). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.StrugaLajm

Numri i përgjithshëm i të infektuarë në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23.788, numri i pacientëve të shëruar është 17392, numri i vdekjeve është 846, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 5.550.

In : Aktuale

Loading...
loading...