Ministri Kreshnik Bekteshi rezulton pozitiv në Kovid-19

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk bëri të ditur se është pozitiv në Kovid-19. Rezultatin e testimit e ka marrë sot dhe siç shkruan, nuk ka kurrfarë simptoma dhe ndjehet mirë.

“Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ në testin për KOVID-19”, shkroi Bekteshi.Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet dhe masat për mbrojtje nga virusi korona.
“Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!
Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkroi Bekteshi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...