Ministri Osmani ka një lajm të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Danimarkë

Autoritetet e Danimarkës do të njohin patent shoferin e Maqedonisë së Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

MPJ sot bëri të ditur se në bazë të bashkëpunimit bilateral, autoritetet daneze kanë sjellë vendim për pranimin patentë shoferit nga Maqedonia e Veriut.

“Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes”, thuhet në njoftimin e MPj-së. Lajmin e ka bërë të ditur edhe ministri Bujar Osmani i cili në facebook ku shkruan:StrugaLajm

Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë! Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut.

Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes.StrugaLajm

Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e perditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje.
👏

Diplomacia në shërbim të diasporës”, ka shkruar

In : Aktuale

Loading...
loading...