Ministri serb i mbrojtjes: Nëse presidenti i Serbisë urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milos Vuceviq ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbis në Brusel, jehonë kjo e opinionit të shefit të tij. Por shtoi se sado që të zgjasin negociatat e sado që të jenë të vështira do të ishin një zgjidhje më e mirë se konflikti.

Ministri serb Vuceviq ka thënë për televizionin Pink se nuk e konsideron as sukses një shtyrje prej 10 muajsh por me kusht se kjo do të zgjidhej më pas me kompromis të të dy palëve.

“Nuk jam optimist. Ne e prisnin ditën e fundit para se Prishtina të niste të gjobitjen për tabelat. Çfarë do të thoshte shtyrje e vendimit të Prishtinës? Ne do të mendonim se jemi lehtësuar pak, por nëse ne si Serbi do të pranonim që kjo të shtyhej për 10 muaj, e që pas tyre të zbatohej, kjo s’është sukses/ Ajo që do të duhej të bëhej është që të anulohet vendimi i Prishtinës për 10 muaj që në ndërkohë të gjendej zgjidhja e pranueshme për të dy palët. Situata është jashtë zakonisht e rëndë për ne” tha ministri serb dhe shtoi se askush nuk dëshiron eskalimin në terren por shtoi si zakonisht zyrtarët serbë se ‘nga një njeri si Albin Kurti gjithçka mund të pritet”.
Vuceviq u ankua më tej se kryeministri Kurti qenka i gatshëm edhe të ndezë luftë dhe qëndrimi i tij qenka i ngurtë dhe fokusohet vetëm tek normalizimi i plotë që do të thoshte praktikisht njohje nga Serbia. Ai lavdëroi shefin e tij Vuciq dhe tha se nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e tij pasi janë të shumtë ata që dëshirojnë që ai të lidhet nyje në Kosovë e ta akuzojnë për tradhti apo sa na ‘futi në luftëra na ruaj zot’.

Ministri rishtas i emëruar i mbrojtjes shtoi se nuk mund të thotë më shumë rreth ndodhive të mundshme në dikasterin e tij përpos se do të zbatojnë urdhrat e presidentit serb Vucic, siç pretendojnë shumë zyrtarë serbë se po përgatitet një ‘pogrom’ ndaj serbëve në Kosovë.

“Nëse presidenti i Serbisë urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë e Metohi. Nuk di çfarë mund t’iu them tjetër, përveç nëse dëshironi të përsëritet një Oluja e re. Apo mendoni se ne në Novi Sad e Beograd do të duhej të tërhiqeshim në kafene dhe të shikonim kampionatin botëror të futbollit në rahati. Këta që trimërohen nëpër kafene dhe thonë se duhet të luftojmë me çdo gotë që e qojnë, do t’iu dilte pija diku afër Kurshumlisë e do të ia mbathnin rikverc” tha Vucevic duke tallur opozitën serbe.StrugaLajm

Ai shtoi qëndrimin e moderuar në publik, pjesë e vazhdueshme e narracionit të qeverisë serbe për të paraqitur veten si pala konstruktive, por me një dozë kërcënimi të nënkuptuar.

“Mendoj se është më mirë që 1000 ditë e orë të flasim dhe t’i shikojmë fytyrat e ngrysura të negociatorëve, se të kalojmë një orë në luftë. Hapësira jonë e manovrimit është shumë e ngushtë, por do të ishte mirë që nga Serbia të mos kërkohet t’i zbulojë të gjitha kartat e veta paraprakisht e të mos tregojmë se çfarë do të bëjmë në secilën rrethanë. Të mos tregojmë se kemi skenarë të caktuar për planin A, B, C dhe të tjerë. Po i konsiderojmë të gjitha opsionet por po punojmë që dialogu të vazhdojnë. Mendoj se askush nuk dëshiron konflikt” tha Vucevic.

Ministri serb Vucevic shtoi se në opinion harrohet se nuk bëhet fjalë vetëm për targa.

In : Aktuale

Loading...
loading...