Ministria e Arsimit në Maqedoni: Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet për 1 shkurt

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat ​​fillore dhe të mesme shtyhet për 1 shkurt të këtij viti, ka vendosur mbrëmë Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ky vendim ka pasuar me rekomandimin e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues për Krizat dhe sipas informacioneve epidemiologjike se vendi është në kulmin e infeksionit. Sipas vendimit, mësimi me prezencë fizike në shkolla vazhdon edhe ditën e parë të shkurtit.StrugaLajm

Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor, siç parashikohet në kalendarin për kurrikulën për arsimin fillor dhe të mesëm, me përshtatje përkatëse të kurrikulës.StrugaLajm

“U bëjmë thirrje prindërve, mësuesve dhe nxënësve që gjatë pushimeve të zgjatura t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj”, thekson Ministria e Arsimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...