Ministria e Financave propozon bastore online

Në seancën e sotme të qeverisë, Ministria e Financave propozoi, dhe Qeveria pranoi, përmes online bastoreve, të ndryshojë mënyra tradicionale e lojërave të fatit. Alsat mëson se ky do të jetë hapi i parë drejt mbylljes së pikave të pagesës. Por ministrja e Financave mohon një gjë të tillë. Numri “një” i Financave Nina Angelovska thotë se bëhet fjalë për përmirësimin e rregulloreve për funksionimin e kësaj veprimtarie, dhe për aplikimin e parimeve të reja të punës, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe pandemisë me virusin korona.

Kjo zgjidhje e propozuar do të paraqitet në një seancë të Qeverisë, ajo do të diskutohet. Dua të theksoj në frymën e transparencës për të cilën folët, rreth 40 milion euro mblidhen në buxhet në bazë të tarifës speciale të paguar, nga këta organizatorë të lojërave të fatit, që është 23 përqind – ose 20 përqind për buxhetin, nga ku 3 përqind ndahen në institucione të tjera “-tha Nina Angelovska, ministre e Financave.

Pothuajse një vit më parë, deputetët e BDI-së dorëzuan në Parlament një projekt-ndryshim në Ligjin për Lojërat e Fatit, i cili kërkonte që të mos ketë bastore apo lojëra të tjera të fatit deri 500 metra nga shkolla, ose ndonjë institucion tjetër arsimor. Pastaj një parti tjetër doli me një model të ri me të cilin ndalohej funksionimi i bastoreve, që ndodhen në ose më afër se tre kilometra nga vendbanimi. Shoqata e Basteve Sportive vlerëson se industria e lojërave të fatit, duhet të jetë në zona të populluara ku ka lëvizje të njerëzve, përndryshe ajo do të zhduket. Disa muaj më parë, në pjesën perëndimore të vendit, u organizuan protesta pikërisht për shkak të funksionimit të bastoreve në afërsi të shesheve për fëmijë dhe shkollave.StrugaLajm

Ile Petreski

In : Aktuale

Loading...
loading...