Ministria e Jashtme e Maqedonisë, shpreh keqardhje për incidentin që i ndodhi presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit

Të nderuar,

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës mbajnë marrëdhënie bilaterale pozitive dhe konstruktive dhe bashkëpunim, pa çështje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhje për keqkuptimet që ndodhën gjatë ditës së djeshme, gjatë udhëtimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, N.E. Vjosa Osmani, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Vërejmë se Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me ngjarjen e djeshme, tashmë ka kërkuar informacione nga të gjitha institucionet përkatëse. Pasi të bëhet një analizë e duhur e të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të merren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllimin kryesor për të shmangur në të ardhmen shfaqje dhe situata të tilla ose të ngjashme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...