Miratimi i shqipes në kuvend, reagon VMRO-DPMNE-ja

VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me miratimin e Ligjit për gjuhët duke thënë se i njëjti Ligj është anti kushtetues. Sipas tyre, me këtë veprim të pushtetit u vërtetua se për ta Kushtetuta është vetëm letër.

“Ligji për gjuhën shqipe nuk kontribuon në avancimin real të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përkundrazi i njëjti thellon dallimet dhe dëmton homogjenitetin e shoqërisë maqedonase. Dygjuhësia do të krijoj kaos në qarkullimin juridik. I njëjti do të krijoj institucione jo efikase të cilët do të fundosen në përkthimin mes gjuhëve, në vend që të jenë në shërbim real të qytetarëve dhe të punojnë në realizimin e punëve për të cilat ekzistojnë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.

Ata thonë se ky Ligj do të sjell shpenzime shtesë financiare për punësime të reja dhe hapësira.StrugaLajm

“Këto shpenzime duhet të mbulohen nga parat e taksa pagu4esve maqedonas. Qytetarët e Maqedonisë me prejardhje shqiptare nuk kanë nevojë për ligje të cilët realisht nuk sjellin asnjë beneficion dhe përmirësim të standardit të tyre”, thuhet më tej në reagimin e VMRO-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...